Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë se në çdo takim po shihet një përkrahje e fuqishme dhe mobilizim i madh, raporton GazetaBlic.
Hyseni thotë se mbështetja e juja është nderi më i madh për ne.
Postimi i plotë:
Si mbrëmë ashtu edhe sonte, e çdo ditë, njësoj, përkrahje e fuqishme, mobilizim i madh, mbështetje e parezervë.
Kjo po shihet në çdo takim tonin, siç u pa edhe sonte në Palestrën e shkollës “Fan S. Noli”.
Ky është vullneti!
Ky është përcaktimi, i Llapit e Gollakut!
Kjo është ringritja e secilit qytetar për ringritjen e Lidhjes sonë!
Mbështetja Juaj është nderi më i madh për ne!
Jemi bashkë, jemi një e kështu do jemi gjithnjë për ndryshimin e zhvillimin e Republikës sonë!