Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka falënderuar qytetarët për regjistrimet e bëra deri tani dhe ka theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për Republikën e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai ka vlerësuar punën dhe angazhimin e qytetarëve, duke u shprehur se kontributi i tyre ka qenë i nevojshëm për ruajtjen e mbijetesës dhe të ardhmes së Kosovës.
Hyseni ka bërë thirrje që të vazhdohet me regjistrimin, duke e cilësuar votën si mjetin për ndryshimin dhe forcimin e demokracisë në vend.
Ai ka inkurajuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike deri në përmbylljen e afatit ligjor.