Lajme

Hyseni i përgjigjet Bulliqit që akuzoi LDK-në se postuan foto ku shihet ai me një grua

10/21/2021 21:57
nga:M K

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni i është përgjigjur kandidatit të VV-së Shpejtim Bulliqi, i cili akuzoi LDK-së në Podujevë se tentuat të shantazhojnë atë duke postuar foto ku shihet ai me një grua.

Hyseni ka thënë se është interesuar pasi Bulliqi foli për të, por se të njëjtën për herë të para e kishte postuar vetë Bulliqi, dhe se nuk e ka gjetur askund tjetër të postuar më herët.

“Nuk dua të merrem me këtë pjesë së mendoj se është nën nivelin që në e kemi mbajt fushatën. U interesova personalisht me të marrë informatën se kush e ka postu, dhe unë nuk e gjet, dhe del se postimi i parë është postuar nga Bulliqi. Unë atë fotografi për herë të parë të postuar e kam parë tek zoti Bulliqi në faqen e tij”.

“Dhe nëse kjo fotografi ka qarkullu dy apo tri javë qysh ka thanë ai, atëherë pse e postoj dje, pse u prit rezultati, pse nuk u postua para zgjedhjeve, këto nuk i dijë, dhe mendoj se ka qenë diçka e ulët, nuk dua të merrem, dhe dua të rrijë në fushatën si kam qenë më ekipin tim dhe nuk dua të merrem më të tjerët”, tha Hyseni në Kanal10.