Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka folur në “Prime Time” lidhur me sigurimin e votave të Kosovës për pranimin e aplikimit për në Këshill të Evropës, shkruan Gazeta10.
Hyseni ka thënë se votat për në KiE nuk janë siguruar nga suksesi i kësaj Qeverie por, nga ‘’pazaret’’ e Kurtit dhe Osmanit.
“Absolutisht nuk ka siguruar Kosova asnjë votë për në KiE. Ju them publikisht, ju siguroj. Nëse ka siguruar një votë atëherë pse nuk ka sigurua votën e Hungarisë, shtet që e njeh Kosovën, pse dështoi? Liderët shkojnë e vinë e shtetet e bëjnë njohjen dhe akti i njohjes është formal i një shteti ndaj një shteti. Uroj që ata të kenë punuar, por votat në KiE kanë ardhur si rezultat i pazareve që janë bërë, këtu hyn fizkultura e Kurtit dhe Osmanit në zgjedhjet në veri të Kosovës.”, deklaroi ai në “Prime Time”.


