Lajme

Hyseni fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Podujevë: Jemi bashkë, jemi një!

02/05/2025 11:48
nga:G B

Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe në këtë fushatë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ftuar ata në tubimin përmbyllës në Podujevë, që do të mbahet të premten, më 7 shkurt, në orën 18:00, ju ftoj të gjithëve në tubimin përmbyllës, në Sheshin e Qytetit.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Ju falënderoj shumë për përkrahjen e madhe e të parezervë dhe për mobilizimin e fuqishëm përgjatë një muaji të tërë.

Derisa po afrohemi tek momenti i rëndësishëm, tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore në Podujevë, juve më meritorëve që nuk kursyet asgjë për ringritjen e madhe, të premten, më 7 shkurt, në orën 18:00, ju ftoj të gjithwve në tubimin përmbyllës, në Sheshin e Qytetit.

I pranishëm në këtë tubim do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, kryeministri në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku.

Jemi bashkë, jemi një!