Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se Dumnica e Sabri Hamitit nuk di ndryshe, nuk bën ndryshe, është vet dëshmia, është vet fuqia, është vet Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Gjithë kjo përkrahje, gjithë ky entuziasëm, e mbi të gjitha kjo ringritje e Dumnicës flet vet, flet qartë, njëzëri, zëshëm, më zëshëm se kurrë për ringritjen e Lidhjes sonë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Dumnica e Sabri Hamitit nuk di ndryshe, nuk bën ndryshe, është vet dëshmia, është vet fuqia, është vet Lidhja Demokratike e Kosovës!
Gjithë kjo përkrahje, gjithë ky entuziasëm, e mbi të gjitha kjo ringritje e Dumnicës flet vet, flet qartë, njëzëri, zëshëm, më zëshëm se kurrë për ringritjen e Lidhjes sonë!
Jemi bashkë, jemi një sepse kemi një shtëpi të përbashkët politike, kemi një identet politik, kemi një traditë që e kemi trashëgimi Ju dhe ne, nga dijetari, shkrimtari e politikani që ishte krah e krahu i djathtë i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në rrugëtimin më të vështirë të Lidhjes sonë e të Kosovës sonë, Akademik Sabri Hamitit!