Lajme

Hyseni: Dialogu për Kurtin ka qenë marrëdhënie me publikun, vendimi për targa tërheqje e tij

10/28/2022 18:49
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni i ftuar në RTV Dukagjini ka thënë se për Kryeministri Kurti dialogun me Serbinë ka qenë marrëdhënie me publikun si dhe vendimin e marrë në mbledhjen e Qeverisë e quan tërheqje.

“Mu më duket plotësisht koherent me gjithçka qysh është marrë Kurti me dialogun prej fillimit, dialogu për Kurtin ka qenë marrëdhënie me publikun më përpara sesa çka përmbajtësisht po bën, s’ka rëndësi çka bën ka rëndësi qysh e quan”, ka theksuar Hyseni.

Shtyrjen e këtij vendimi nënkryetari i PSD-së, e sheh si një qortim që Kurti iu ka bërë serbëve.

“Kurti po thotë që vendimi nuk është shty, po zbatohet veçse por po i qortojmë, masa e zbatimit të vendimit na vjen e realizume si qortim”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera ka potencuaer se djegiet e veturave në veri të Kosovës kanë qenë veprimet të grupeve kriminale të Serbisë dhe si përgjigje të kësaj Kurti i ka qortuar.

“Kurti po don me na ambalazhu një gjë që ne e kemi pa krejt kohën, pas secilës veturë të regjistuar në veri ka pas veprim, është djeg ajo veturë prej sturkturave kriminale të Serbisë e ne në zbatim të vendimit të kësaj pune po i përgjigjemi me qortim, qka po i bjen kjo punë, veçse tërheqje”, ka thënë Hyseni.