Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, la thënë se një biznes i zhvilluar, një komunë e zhvilluar, një shtet i zhvilluar, raporton Gazeta Blic.
Ai është shprehur i mahnitur me punën, angazhimin dhe përkushtimin e afaristit Safet Imeri nga Balloci, i cili në biznesin e tij individual ka arritur të prodhojë mbi 80 artikuj të ndryshëm nga plastika.
“Njerëzit si Safeti, duhet dhe do t’i përkrahim, në mënyrë që idetë e tyre, puna dhe përkushtimi i tyre t’i motivojë edhe shumë të tjerë të nisin biznese individuale”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Një biznes i zhvilluar, një komunë e zhvilluar, një shtet i zhvilluar
I mahnitur me punën, angazhimin dhe përkushtimin e afaristit Safet Imeri nga Balloci, i cili në biznesin e tij individual ka arritur të prodhojë mbi 80 artikuj të ndryshëm nga plastika.
Njeri punëtor, i ndershëm por edhe i vendosur, Safeti ia ka dalë që ta krijojë këtë biznes individual, i cili është shembull jo vetëm për komunën tonë por edhe më gjerë.
Njerëzit si Safeti, duhet dhe do t’i përkrahim, në mënyrë që idetë e tyre, puna dhe përkushtimi i tyre t’i motivojë edhe shumë të tjerë të nisin biznese individuale.
Por, për të ndodh kjo duhet Ndryshimi, duhet mobilizim e përkushtim që LDK-ja të jetë partia e parë që të kirjojmë edhe mundësi ndryshimi, edhe zhvillimi.