Zgjedhjet Lokale

Hyseni: Bashkë do ta bëjmë ndryshimin në Podujevë

11/12/2021 20:07
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka mbajtur tubim elektroral përmbyllës me banorët e lagjes “Brecalitë”, në Podujevë, para të cilëve tha se është i sigurt se ka me sjellë ndryshimin më 14 nëntor.

“Jam për të satën herë në këtë lagje dhe me përjetuar mikpritjen e kësaj lagjeje që është shpirti i qytetit. Lagje kjo që ka shpirtin dhe entuziazmin, energjinë dhe bashkë jam shumë i sigurt që kemi me bërë ndryshimin. Këtu pash edhe bashkatdhetarë nga diaspora të cilët i falënderoj për besimin. Një fushatë e gjatë, e kemi filluar parafushatën rreth katër muaj e gjysmë më herët, në rauandin e parë dolëm me një rezultat që pak kush e ka pritë, por unë kam qenë i bindur se iu kam pasur juve”, theksoi Hyseni.

Veç kësaj ai tha se nga e hëna do të nisin të implementojnë programin siç tha ai zhvillimor, për rini, për punësim, për shëndetësi dhe për bujqësi, si dhe për parqe.

“Kemi bërë fushatë pozitive pa u marrë me të tjerët, por vetëm me programin tonë, me ekipin tonë dhe qytetarët. Jam tepër i kënaqur për mënyrën se si është zhvilluar. Tash ku jemi këtu jemi në një nga lagjet më të mëdha të qytetit ku gjetëm përkrahje dhe entuziazëm. Unë pres rezultat pozitiv dhe nga kjo mbështetje e madhe dhe ndihem edhe borxh për të implementuar programin tonë i cili është një program zhvillimor për rini, punësim, ekonominë, bujqësinë, shëndetësi, pra të gjitha në fokus”, tha ai.