Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të tregoj patriotizëm në paqe, pasi në luftë, sipas tij është dashur të shkoi tek ai në Koshare.
Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për pandeminë COVID 19, tha se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duhet të operojë me duar të lira nga ekzekutivi.
Berisha: Kurti të tregoj patriotizmin në paqe, pasi në luftë është dashur të vij tek unë në Koshare
“Kryeministri bënë mirë t’ia lejë duart e lira ministrit që të operojë në profesionalizimin e tij. Ta tregojë patriotizmin profesional tani në paqe, pasi në luftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare. Mos ta sjellin para aktit të kryer siç kanë bërë me rastin e vendosjes së masave me të cilat u befasua edhe vet ministri”, tha ai.
Deputeti opozitar kritikoi kryeministrin edhe për ashpërsimin e masave anti-COVID. Sipas tij, Qeveria Kurti mund të bëhet qeveria e parë që rrëzohet për shkak të revoltës qytetare.
Berisha: Qeveria Kurti mund të bëhet qeveria e parë që rrëzohet për shkak të revoltave qytetare
“Ajo çfarë mund të ndodh kryeministër është se mund të jetë qeveria e parë që rrezohet për shkak të revoltave qytetare”, tha ai.
Krahas këtyre, deputeti Berisha tha se zhvillimi i demokracisë nuk është meritë e qeverisë Kurti, por e gjithë qytetarëve dhe tranzicionit të pushtetit./E.Zeqiri