Sporti

Hysaj nis stërvitjet me Lazion

07/10/2021 14:29
nga:E K

Elseid Hysaj mund të quhet një futbollist i ri i skuadrës italiane Lazio.

Ai është larguar nga Napoli si futbollist i lirë në fund të kontratës, Hysaj ka gjetur marrëveshjen me Lazion.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga klubi, Hysaj ditën e djeshme (e premte) ka kryer edhe stërvitjet me lacialët.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Lazio ka udhëtuar për fazën përgatitore, derisa Hysaj ka qenë pjesë e skuadrës.

Ka qenë edhe vet klubi kryeqytetas që nëpërmjet një ‘Insta Story’ ka publikuar Hysajn duke udhëtuar me skuadrën.