Sporti

Hysaj në formacionin më të mirë me kosto zero

08/12/2021 18:09
nga:E K

Transfermarkt ka ndërtar ekipin më të mirë me transferimet verore me kosto zero.

Lionel Messi u transferua te Paris Saint Germain me parametër zero, një mënyrë që e ndjekin shumë ekipe për të ulur shpenzimet.

Sipas Transfermakt argjentinasi vlen 80 milionë Euro. Kjo faqe e specializuar ndërtoi edhe formacionin me kosto zero ku bën pjesë edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar vlen 13 milionë Euro, por Lazio e mori pa i dhënë asgjë Napoli. Hysaj është pozicionuar në krahun e djathtë në skemën 4-4-2.

Shok reparti ai ka Alaba, Ramos dhe Garcia. Me një përllogaritje nëse një ekip do të kishte marrë këta lojtarë për formacionin titullar do të kursente 388 milionë Euro sipas Transfermakt.