Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për ndeshjen e fundit të Grupit B, për Kampionatin Europian 2024, që do ta zhvillojë kundër Spanjës.
Gjatë ditëve të stërvitjes, kuqezinjtë tanë kanë bërë edhe një video humoristike, në të cilën pyeten për sekretet rreth Kombëtares, por edhe në lidhje me preferencat e tyre personale.
Me pak fjalë kuptuam që Jasir Asani, në një të ardhme mund të bëhet gazetar, dhe se Elseid Hysaj shpenzon një kohë të gjatë të ditës së tij duke luajtur “Playstation”, më saktë lojën “Call of Duty Warzone”.