Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka folur për media para takimit me Islandën.
Shqipëria përballet me Islandën në ndeshjen e parë të grupit të dytë në Ligën B të Nations League, aty ku Rusia është eliminuar për arsye politike, shkruan GazetaBlic Sport.
Hysaj e ka cilësuar si mundësi të mirë që Shqipëria të fitojë këtë grup dhe ta fitojë mundësinë e artë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
“Jemi tre skuadra të forta, në një nivel të afërt. E shikojmë si një mundësi vërtetë sepse të gjithë e dimë që Rusia është një ekip me nivel të fortë dhe tani që mungon kemi më shumë mundësi për t’u renditur të parët dhe për të shkuar në play-off. E dimë që kemi një mundësi të artë që nuk duhet ta shpërdorojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrat më të mira. E shohim si një dritare më shumë për të shkuar në play-off”, tha Hysaj.
“U bënë disa kohë që nuk luajmë kundër tyre, por siç kemi bërë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, kemi treguar që dimë të luajmë më mirë, dimë të jemi më të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen Izrael – Islandë dhe pamë një skuadër që po rrinte mbrapa dhe po luante në kundërsulm. Tani po përgatitemi për këtë ndeshje”, vazhdoi ai.
/GazetaBlic Sport/


