Shqipëria do të përballet nesër me Izraelin në kuadër të Ligës B të Kombeve.
‘Kuqezinjtë‘ udhëtojnë për ndeshjen e nesërme që luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Shqipëria e ka të domosdoshme fitoren pasi ka rastin të kualifikohet në kampionatin evropian të vitit 2024.
Në konferencën për media përkrahë trajnerit, Edy Reja, ishte edhe mbrojtësi, Elseid Hysaj.
Shkodrani deklaroi: “Kemi ardhur për të bërë mirë dhe për të marrë pikë, po dolëm pa pikë vështirë të arrijmë objektivin. Moduli? Besoj se të gjithë jemi të rritur dhe profesionistë, duhet të jemi gati për atë që kërkon trajneri. Besoj se nëse nuk i pëlqen mund ta ndryshoj gjatë lojës dhe të rikthehet te skema e preferuar, por ne do japim maksimumin në fushë dhe të luajmë siç do trajneri”.
“Jemi aq të rritur sa ta kuptojmë që është një ndeshje e rëndësishme, duhet të jemi me patjetër 100% të përqendruar. Dhe më pas të mendojmë për ndeshjen tjetër, por çdokush që ka ardhur në këtë grumbullim do të bëjë maksimumi dhe do të tregojë vlerat e tij. Kemi qenë edhe më parë me mungesat dhe përsëri kemi luajtur mirë”.
“Mungesat? “Janë një problem, por e thashë se kemi pasur mungesa edhe më herët. Por ata që kanë luajtur kanë treguar vlerat dhe kanë bërë mirë, ne ecim para si grup. Nuk kemi një lojtar që fiton ndeshjet apo që i humbet, e dimë që kemi kualitet. Vlerat tona i dimë dhe shpresoj që nesër ti tregojmë. Presioni nuk është vetëm për ne, por edhe për Izraelin. Të shohim kush do ta shfrytëzoj momentin”, u shpreh Hysaj.
Aktualisht Shqipëria pozicionohet e 3’ta me një pikë pas dy ndeshjeve, kurse Izraeli kryeson grupin me 5 pikë nga tri duele të zhvilluara.


