Sporti

Hysaj dhe Maran sot në konferencë, detajet e fundit para ndeshjes ndaj Finlandës

10/02/2026 11:19
nga:Mergim Rreci

Sot prej orës 14:00 do të mbahet konferenca e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është sfida e Kombëtares me Finlandën. Ky takim vlen për raundin e tretë në Ligën e Kombeve.

Elseid Hysaj do të zëvendësojë Berat Gjimshitin në konferencë për shtyp. Kujtojmë se Gjimshiti ishte në dy daljet e mëparshme, pikërisht para sfidave me Bjellorusinë dhe San Marinon.

Hysaj do të thotë fjalën e tij, teksa pritet titullar në Finlandë. Pas tij do të flasë edhe trajneri Rolando Maran.

Stërvitja ndërkohë është programuar prej orës 15:00. Shqipëria dhe Finlanda synojnë kreun e Grupit C1. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen 2 pikë përpara./PanoramaSport/.