Lajme

Hysa: Perëndimi është më shumë i interesuar që Vuçiq të mos jetë në anë e Rusisë sesa ta njohe Kosovën me automatizëm

10/28/2022 20:59
nga:Astrit Gashi

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka theksuar se faktori ndërkombëtarë Perëndimor është i interesuar që çështjen e Kosovës ta zgjidhë për shkak të rrethanave gjeopolitike në të cilat ndodhet Bota pas agresionit të Rusisë në Ukrainë

“Bota perëndimor është më shumë e investojnë që Vuçiq të mos jetë në anë e Rusisë sesa ta njohe Kosovën me automatizëm”, ka theksuar ish-negocatarori në bisedimet e Vjenës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Ylber Hysa.

Hysa , ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë, ku sipas tij është duke u ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe angazhimin i ndërkombëtarëve për zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës deh Serbisë për Hysën është prishja e një precedenti që është duke u përdoru nga Presidenti i Rusisë.

Sipas tij, pas 24 shkurtit të vitit 2022 është një luftë e tretë botërore virtuale që është duke ndodhur dhe sipas tij boat nuk do të jetë më njëjtë.

“Ekziston një vëmendje që të prodhohet një përfundimi për çështjen e Kosovës, e cili mund të reflektohej e të shërbente dhe për çështjen e Ukrainës në mënyrë që Putinit t’i merrej një narrative që ai e keqpërdor se precedenti siç ai e kupton për Kosovën”, ka thënë Hysa.

Më tej, ai ka theksuar se e gjithë kjo nuk është vetëm për Kosovën por për shkak të aspektit gjeopolitik në të cilin ndodhet bota për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

“Kosova dhe përgjithësisht Ballkani është njëra nga hapësirat e cila do të mund të keqpërdorej nga Rusia e cila momentalisht nuk është duke kaluar mirë në frontin në Ukrainës, kështu është një vëmendja shumë e madhe siç e kemi parë dhe nga vizata, e eksponentëve të ndryshme diplomatik që të ndikohet për të mos lejuar që të keqpërdorje nga Rusia”, ka deklaruar ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysan në RTV Dukagjini.

Sipas Hysës, i pari i Serbisë, Aleksndar Vuçiq, është duke e emituar ish-presidentin e Jugosllavisë, që të jetë dhe me Perëndimin dhe Lindjen.