Sporti

Hyrja falas për derbin Ballkani – Prishtina

12/13/2025 15:32
nga:Lorik J

Nesër luhet derbi kosovar mes Ballkanit e Prishtinës në orën 13:00, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se hyrja do jetë falas për këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“Hyrja falas për derbin Ballkani – Prishtina!
Nesër në stadiumin e qytetit në Suharekë zhvillohet derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës. Ndeshja luhet nga ora 13.00, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.
Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të jenë prezent dhe ta mbështesin ekipin me përkrahje sa më të madhe në këtë ndeshje të rëndësishme”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport