Showtime

“Hyri vetëm për ta poshtëruar” – Reagimi i ashpër nga llogaria e Albës për Limin

01/11/2026 21:27
nga:G B

Hyrja e papritur e Lim Hotit të premten në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka krijuar menjëherë dinamika të forta dhe tensione, veçanërisht në raport me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin.

Pas ballafaqimit të tyre të parë brenda shtëpisë, ka ardhur reagimi zyrtar nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Albës (familjarët dhe rrethi i saj i ngushtë). Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ata e kanë dënuar ashpër qasjen e Limit, duke e cilësuar sjelljen e tij si “presion dhe dhunë verbale”.

Akuzat për poshtërim dhe kërcënim

Në reagim thuhet se gjuha e përdorur nga Limi, përfshirë fjalët banale dhe frazat si “mos më bëj të dal në tjetër nivel”, nuk përbën debat, por një formë të pastër presioni.

“Ai hyri vetëm për ta poshtëruar, për ta nxjerrë gënjeshtare dhe për të shtrembëruar një histori personale jashtë çdo forme respekti, thjesht sepse ajo pati guximin të bëjë një ndarje publike një muaj më parë,” shkruhet në reagimin e postuar në InstaStory.

Qëndrimi i Albës

Të afërmit e saj kanë vlerësuar qëndrimin e Albës përballë kësaj situate. Sipas tyre, fakti që ajo zgjodhi heshtjen përballë një situate të tensionuar, tregon dinjitet dhe vetëkontroll.

“Kjo sjellje nuk e ul Albën. Përkundrazi, ekspozon qartë atë që përdor fjalë, presion dhe kërcënim kur humb kontrollin,” përfundon reagimi.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë pasur një histori të komplikuar dashurie, e cila përfundoi publikisht vetëm para nisjes së formatit, ndërsa hyrja e tij pritet të jetë një nga temat kryesore të ditëve në vijim. /Prive By Liberta Spahiu