Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e San Martinos, sapo ka dalë nga banesa ku kishte shkuar për të vjedhur.
30-vjeçari shqiptar pasi ishte informuar se pronarët ishin larguar nga shtëpia, ka shkuar atje me qëllimin për të grabitur.
Pasi u ngjit në taracë, hapi grilat dhe u fut brenda banesës, ndërsa filloi të gërmojë nëpër dhoma për të marrë gjithçka të vlefshme, por pa e ditur që një fqinj po shihte gjithçka dhe kishte njoftuar policinë.
Shpejtësia e mbërritjes së agjentëve i lejoi ata të shihnin hajdutin të hidhej nga tarraca dhe më pas të ikte.


