Lajme

Hyri me maskë për të vjedhur në ditën e Bajramit, hetohet nga pronarët e shtëpisë, por shtien me armë në drejtim të tyre

05/14/2021 16:27
nga:M K

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta indentifikuar një të kërkuar për vrasje në tentativë.

Ai akuzohet se me datën 13 Maj 2021, rreth orës 21:20 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe pasi është hetuar nga pronarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kërkesë për identifikim
Pejë, 14 Maj 2021
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është i dyshuar se me datë 13.05.2021 rreth orës 21:20, në fshatin Nabergjan-Pejë, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë i njeti ka shtënë me arëm zjarri në drejtim të viktimave dhe si pasoj një (1) person është palgosur nga arma e zjarrit.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
-“VRASJE NË TENTATIVË”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifiokoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

/GazetaBlic/