Lajme

Hyn në fuqi vendimi, qytetarë nga Bosnja e Hercegovina ia bëjnë “sefte” pa viza në Kosovë

01/01/2025 00:27
nga:Gazeta Blic

Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës.

Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina.

Qytetarë të entuziasmuar nga Bosnja e Hercegovina janë parë në një nga pikat kufitare të vendit duke shfrytëzuar mundësinë e lëvizjes së lirë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës.