Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka nxjerrë një vendim të ri për përcaktimin e çmimit maksimal ditor të derivateve të naftës në Kosovë, që hyn në fuqi më 05.04.2026, raporton GazetaBlic.
Sipas vendimit, sot, çmimi maksimal për dizelin është 1.86 euro/litër dhe për benzinën 1.49 euro/litër.
Ministria do të publikojë çdo ditë çmimet maksimale, ndërsa inspektorati dhe autoritetet tjera do të monitorojnë zbatimin e vendimit për të siguruar treg të qëndrueshëm dhe mbrojtje të konsumatorit.


