Lajme

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë, Mustafa: Për një grusht vota e shkatërrojnë historinë dhe shtetësinë tonë!

05/22/2026 20:40
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi sot ka hyrë në fuqi ligji i ri për nënshtetësinë, ku thotë se ky ligj është miratuar nga Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Listën Serbe, raporton GazetaBlic.

Mustafa thotë se për një grusht vota e shkatërrojnë historinë dhe shtetësinë tonë!

Postimi i plotë:

Hyri sot ne fuqi ligji që LVV+LS miratuan që u mundëson pasardhësve të kolonizatorëve serb në Kosovë nënshtetësinë e Kosovës! Për një grusht vota e shkatërrojnë historinë dhe shtetësinë tonë!