Lajme

Ymeri: Një pjesë e fuqisë elektorale Kurtit i erdhi nga bashkëpunimi me Presidenten Osmani, bashkëpunim i cili më nuk ekziston

10/05/2024 19:25
nga:Sh R

Analisti politik Visar Ymeri, thotë se një pjesë e konsiderueshme e rritjes së fuqisë elektorale, Kurtit i erdhi nga bashkëpunimi me presidenten Osmani, bashkëpunim ky i cili më nuk ekziston.

Ymeri në një intervistë për GazetaBlic, thotë se mënyra se si presidentja Osmani e ka lënë LDK ka qenë jo shumë e favorshme për LDK, ku shton se goditja më e madhe për numër votash gjatë vitit 2021 i ka ndodhur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj që një pjesë të konsiderueshme të rritjes së fuqisë elektorale të Kurtit ka ardh edhe për shkak të bashkëpunimit me presidenten Osmani, bashkëpunim ky i cili më nuk egziston, nuk mundet praktikisht të organizohet njëlloj si në vitin 2021 meqë Osmani është presidente dhe nuk ka të drejtë të angazhohet në politikën ditore e aq më pak në atë elektorale, për shkak të qarjes e cila po bëhet cdo herë e më e dukshme në publik në mes zonjës Osmani dhe Kurtit. Nuk e di nëse LDK do ishte e gatshme për një gjë të tillë, sepse mënyrë se si Osmani e ka lënë LDK ka qenë jo fort e favorshme për LDK dhe jo fort e knaqshme për të gjitha ato mundësi që LDK kishte krijuar për të. Goditja më e madhe në vitin 2021 nëse flasim për numër votash i ka ndodhur LDK”, tha ai.

Tutje, ai thekson se Osmani është e interesuar edhe për një mandat si presidente, por nuk dihet se a ka parti politike në Kosovë që do t’ia siguronin edhe një mandat.

Sipas tij Lëvizja Vetvendosje më nuk është e intersuar që Osmani të vazhdoj edhe një mandat si presidente.

“Osmani do të kishte pasur dëshirë që ta vazhdonte edhe një mandat për presidente, dhe tash a ka parti poltike në Kosovë që do t’ia siguronin një mandat këtë nuk e di, LVV nuk është e intersuar më që Osmani të vazhdoj si presidente, dhe pastaj mbetet të shihet nga partitë tjera. Nga partitë tjera nuk është se ka ndonjë mendim pozitiv për zonjën Osmani me përjashtim të njerëze të caktuar të LDK”, përfundoi Ymeri për GazetaBlic.