Lajme

Hykolli shkon tek Kurti, mirëpret votimin e ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat

12/23/2022 17:17
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykollin.

Hykolli tha se BSPK ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, si dhe vlerësoi edhe ndikimi pozitiv të Pakos për përballje me inflacionin.

Kurti falënderoi Hykollin për bashkëpunimin në ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe theksoi se Qeveria mirëpret vazhdimin e dialogut social edhe në vitin 2023.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së, si dhe u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat, thuhet në komunikatën e Qeverisë