Lajme

Hykolli për protestën e sindikalistëve: Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona të përbashkëta

04/08/2022 13:13
nga:Astrit Gashi

Rreth 1500 protestues janë mbledhur para objektit të Qeverisë, që të realizohen kërkesat e tyre.

Si kërkesë e sindikalistëve është rritja e pagave, zbatimi i Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për skemat pensionale.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat tona të përbashkëta.

“Ju shoh juve që në vazhdimësi derdhni djersën e vetëm e vetëm për ta quar vendin drejt prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko social. Ju shoh juve që keni derdhur dhe derdhni djersën dhe keni bërë mund për të arsimuar njeriun e kësaj kohe. Ju na sollët deri te kjo protestë. Në Kosovën tonë të lirë a duhet e them jo dhe besoj fort se edhe ju pajtoheni”, tha ai.“Nuk mund të durojmë shpërfilljen dhe mos pranimin e dialogut social dhe mos respektimin e profesionalizmit tonë. Çmimet kanë kapur majat e pagat dhe rrijnë aty dhe kjo vetëm për punëtorët se të tjerët nuk e kanë keq. dhe falë djersës së punëtorëve”, tha ai.