Lajme

Hykmete Bajrami përcjell urim për Pashkët, thekson paqen, dashurinë dhe harmoninë familjare

04/05/2026 09:24
nga:Genita C

Hykmete Bajrami ka uruar besimtarët për festën e Pashkës, duke shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, dashuri dhe gëzim në familjet e tyre, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se kjo periudhë festive duhet të shoqërohet me momente të bukura, harmoni dhe afërsi me më të dashurit, duke përfunduar mesazhin e saj me urimin: “Gëzuar Pashkët!”.