Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë më 30 korrik, raporton GazetaBlic.
Bajrami ka thënë se ky kuvend duhet të shihet si një mundësi për ndryshim dhe jo si përballje mes individëve apo grupeve brenda partisë.
Ajo ka vlerësuar se LDK-ja duhet të analizojë rezultatet e saj zgjedhore dhe të ndërmarrë hapa për një udhëheqje të re që, sipas saj, duhet të jetë më bashkuese dhe më e hapur ndaj mendimeve ndryshe.
“LDK-ja duhet të ndryshojë, që të ringrihet. Kuvendi nuk duhet të shihet si përballje mes njerëzve, por si një vendim për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka rikujtuar se nga viti 2021 LDK-ja ka përfunduar në pozitën e tretë në tri palë zgjedhje dhe ka theksuar se mungesa e rezultateve të vazhdueshme kërkon përgjegjësi politike.
Bajrami ka thënë se partisë i duhet një mënyrë e re udhëheqjeje dhe ka kërkuar që LDK-ja të rikthehet si një alternativë serioze politike, e orientuar drejt fitimit të zgjedhjeve dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
E plotë:


