Hykmete Bajrami ka dalë të jetë gruaja më e votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e fundit, duke u renditur e dyta në listën e kandidatëve më të votuar të kësaj partie, raporton GazetaBlic.
Sipas rezultateve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prin me 86,152 vota, ndërsa Hykmete Bajrami ka siguruar 55,291 vota.
Pas saj renditen Ukë Rugova me 47,997 vota, ish-kryeministri Avdullah Hoti me 43,131 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 42,728 vota.


