Lajme

Hykmete Bajrami: Ekziston rrezik për përmbytje të reja, Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente

01/07/2026 20:33
nga:Genita C

Hykmete Bajrami ka kërkuar ndihmë të menjëhershme për banorët, bizneset dhe bujqit e prekur nga përmbytjet, duke paralajmëruar rrezikun e reshjeve të reja, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se shteti duhet të jetë në terren në Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe komunat e tjera të prekura, të sigurojë fonde emergjente dhe të përgatisë strategji për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla në të ardhmen.