Tarifat e reja prej 25% të presidentit amerikan Donald Trump për importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën, së bashku me një dyfishim të tarifave për mallrat kineze në 20%.
Kësisoj kanë nisur konfliktet e reja tregtare me tre partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së, raporton Reuters.
Veprimet tarifore, nisën disa orë pasi Trumpi deklaroi se të tre vendet kishin dështuar të bënin mjaftueshëm për të frenuar rrjedhën e opioidit vdekjeprurës fentanyl dhe kimikateve të tij pararendëse në SHBA.


