Sporti

Vinicius lë prapa koronavirusin, rikthehet në stërvitje tek Real Madrid

01/06/2022 16:39
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi brazilian, Vinicius përfundoi periudhën e izolimit, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, u rikthye këtë të enjte për të vazhduar stërvitjet në Real Madrid.

Me rikthimin e brazilianit, trajnerit Carlo Ancelotti ka vetëm Luka Jovicin me Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas fitores në Kupën e Mbretit, madrilenët iu rikthyen punës dhe tashmë po përgatiten për ndeshjen e ditës së shtunë.

Vinicius