Sporti

Huqja komike e trajnerit të Spanjës, Luis Enrique në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën

09/07/2021 19:08
nga:Lorik J

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique mbajti konferencë për shtyp në Prishtinë, ku edhe e lavdëroi kombëtaren tonë për lojën e bukur që zhvillon, shkruan GazetaBlic Sport.

Luis Enrique: Kosova luan futboll të bukur, nesër do të jetë ndeshja jonë më e vështirë në këtë grup

Megjithatë, në një moment, Enrique bëri një huqje, ku tha se Kosova është e fundit në grup, por që kjo nuk qëndron.

Kosova është në vendin e tretë dhe ka katër pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura.