Sporti

Huqja e vitit vjen nga Holanda | Futbollisti i Ajaxit nuk shënon në portën e zbrazët nga pesë metra

12/18/2023 10:55
nga:Lorik J

Në xhiron e 16-të të Eredivisie holandeze, futbollistët e Ajax-it vijuan formën e dobët që i ka ndjekur gjatë gjithë këtij sezoni. Ekipi i madh holandez pati një seri prej katër fitoresh radhazi, tre në ligë dhe një në Evropë, dhe doli nga zona e rënies, por nuk mundi ta vazhdonte atë seri kundër Zwolle.

Në një moment të ndeshjes kundër Zwolle-s, ata ishin në avantazh 2:0, por ndeshja përfundimisht përfundoi në barazim 2:2. Brian Brobbey kaloi Ajaxin në epërsi në minutën e 35-të dhe më pas dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të. Megjithatë, më pas Lennart Thy shënoi dy gola për Zwolle-n, në minutat e 60-të dhe të 89-të dhe i humbi dy pikë Ajax-it.

Gjithçka mund të kishte përfunduar ndryshe për Ajax-in nëse nuk do të ishte humbja e pabesueshme e Steven Berghuijs në minutën e 78-të.

Holandezi mbeti i vetëm pesë metra para portës së zbrazët dhe nuk arriti të godiste topin në rrjetë.