Lajme

Huqja e Selim Pacollit: Njofton për vdekjen e nënës së heroit Afrim Zhitia, që ishte i rrejshëm

05/23/2022 16:13
nga:G B

Ish kryetari i Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli ka shkruar sot në Facebook se ka vdekur Qamile Zhitia, nëna e heronjve Afrim dhe Sylë Zhitia.

Por, ky lajm ka rezultuar të jetë i rrejshëm, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur nga nipi i heronjve Zhitia, Dritëro Zhitia, i cili ka thënë se ka vdekur gruaja e kushëririt të tyre, e cila ka po të njëjtin emër.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se lajmi për vdekjen e nënës së heroit Afrim Zhitia, njëherësh gjyshja ime, është lajm i rrejshëm. Personi i apostrofuar në këtë lajm keqkuptues është gruaja e kushëririt tonë me po të njëjtin emër Qamile Zhitia”, ka shkruar ai në Facebook.

Pacolli ka bërë huqje në këtë rast, derisa më vonë e ka fshirë postimin./Gazeta Blic/