Sporti

Huqja e madhe e FFK-së, publikoi rezultat të rrejshëm përfundimtar tek sfida Llapi – Ferizaj

11/30/2024 15:16
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka triumfuar ndaj Ballkanit, duke siguruar një fitore të madhe me rezultat 2 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi dhe Ferizaj barazuan me shifrat 1 me 1, me të dy golat që u realizuan në fund të ndeshjes.

Pikërisht epilogu i kësaj ndeshje prodhoi një postim skandaloz nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët si rezultat përfundimtar e publikuan atë prej 1 me 0, diçka që ishte i kundërt me realitetin.

Një huqje e madhe pa asnjë dyshim, e cila duket të jetë e bazuar tek sajtet statistikore, e jo nga përcjellja direkte e ndeshjes, që në kushte normale nuk do të duhej të diskutohej. Postimet e tilla e humbin kredibilitetin dhe besueshmërinë tek institucioni më i madh i futbollit në vend.

/GazetaBlic Sprort/