Sporti

Huqja e madhe e Dritës në rrjetet sociale pas humbjes nga Gjilani në derbi

12/16/2024 08:43
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit fitoi dje derbin e madh kosovar ndaj Dritës me rezultatin 1-0, duke ia shkaktuar kështu humbjen e dytë “Intelektualëve” në këtë sezon.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi kapiteni i “Skifterave”, Armend Thaqi, i cili në minutën e 87’të, gjeti rrjetën me një goditje fantastike nga distanca, shkruan GazetaBlic Sport.

Humbja e Dritës u shoqërua edhe me një gabim nga klubi në postimin e rezultatit final në rrjetin e tyre social në Facebook.

Drita publikoi rezultatin final, duke njoftuar humbjen, por tek golashënuesit, ata bën një lëshim, ku shkruhet se kanë shënuar Krasniqi e Selmani, gjë që realisht nuk ka ndodhur.

Siç duket, klubi ka harruar t’a ndërrojë “dizajnin” pas fitores me Dukagjinin 2-0, duke bërë kështu një gabim në posterin e ndeshjes me Gjilanin.

Vlen të ceket se ky gabim nuk është vënë re deri më tani nga personat përgjegjës, teksa vazhdon të mbetet ashtu, pavarësisht se kanë kaluar shumë orë nga përfundimi i takimit.

Ja postimi: