Lajme

Hunter Biden s’e pranon fajësinë për akuzat për armë

10/03/2023 17:22
nga:Y I

Hunter Biden, i biri i Presidentit të ShBA-së, Joe Biden, është deklaruar i pafajshëm për tre akuza për armë në lidhje me një blerje armësh zjarri që ai ka bërë në vitin 2018.

Djali i presidentit akuzohet për armëmbajtje si një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar, deklarim të rremë në blerjen e një arme zjarri dhe deklarim të rremë në dyqanin e armëve ku ka blerë armën, shkruan CNN.

Prokurorët thonë se Biden gënjeu në një formë federale kur bleu një pistoletë duke mos zbuluar përdorimin e tij të drogës.