Sot zhvillohen dy super ndeshje në Kampionatin Evropian.
Hungaria dhe Portugalia do të zhvillojnë ndeshjen e parë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjithmonë ndeshjet e këtyre dy skuadrave kanë prodhuar shumë gola dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.
Hungaria është njëra ndër kombëtaret e nënvlerësuara në Grupin F dhe po konsiderohet si kombëtare nga e cila të trija skuadrat mund të marrin pikë maksimale.
Ata kanë fituar shtatë dhe kanë barazuar katër nga 11 ndeshjet e tyre të fundit, duke mbetur të pamposhtur për një vit të tërë.
Ata gjithashtu do ta kenë avantazhin e ndeshjes si vendas dhe kjo mund të jetë një përparësi e madhe për ata.
/GazetaBlic Sport/


