Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të ballafaqohet me Hungarinë në “Puskas Arena” në Budapest.
Hungaria dhe Kosova ballafaqohen me fillim nga ora 19:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, përcjell GazetaBlic Sport.
Leart Paqarada është në dyshim për ndeshjen e sotme, shkaku i një problemi muskulor, teksa rikthehet në dispozicion kapiteni, Amir Rrahmani.
Kosova para katër ditësh u ballafaqua Armeninë, ku mori një fitore në udhëtim me rezultatin 0-1, për të nisur mbarë epokën “Foda”.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje para fillimit të kësaj ndeshje, atje ku shihen fanellat e lojtarëve tanë, me ngjyrën e zezë që do të jetë ngjyra identifikuese e ‘Dardanëve’ në këtë takim.