Lajme

Hungaria heq dorë, BE-ja ka rënë dakord për paketën e mbështetjes financiare për Ukrainën

11/30/2023 16:03
nga:Sh R

Propozimi i Komisionit Evropian për të mbështetur Ukrainën me 50 miliardë euro kredi dhe grante gjatë katër viteve të ardhshme nuk kundërshtohet nga askush.

Komisioneri Evropian i Buxhetit, Johannes Hahn zbardhi sot planet gjatë një konference për shtyp.

Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë bërë pazare për një rishikim të buxhetit afatgjatë të bllokut 27-vendesh pasi Komisioni propozoi që vendet e BE-së të ofrojnë fonde shtesë për buxhetin e përbashkët, shumica e tyre për Ukrainën.

“Puna qendrore është mbështetja për Ukrainën. Kjo nuk kontestohet nga askush”, tha ai, raporton skynews.

Theksojmë se pengesë e kësaj ishte bërë disa herë shteti hungarez, i cili ka kundërshtuar ashpër ndihmat e vazhdueshme për Ukrainën.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë ndër donatorët kryesor për Ukrainën.