Sporti

Hungaria – Franca, formacionet e mundshme

06/19/2021 10:12
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.

Hungaria dhe Franca do ta zhvillojnë ndeshjen e parë, në ora15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fitore eventuale do ta kualifikonte tutje Francën në fazën e eliminimit. Hungaria ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 nga Portugalia, kurse Franca e mposhti Gjermaninë.

Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.

Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At.Szalai; Lovrencsics, Schafer, Kleinheisler, Nagy, Fiola; Sallai, Ad.Szalai

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante, Rabiot; Griezmann; Mbappe, Benzema

/GazetaBlic Sport/