Franca ka dështuar të marrë 3 pikë të plota ndaj Hungarisë.
Skuadra e Didier Deschamp nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Hungarinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Hungaria e befasoi Francën kur shënuan në fund të pjesës së parë më saktësisht në minutën e 47’të të takimit me anë të Fiola-s.
Franca realizoi golin e barazimit me anë të, Griezmann i cili u gjend mirë në zonë pas driblimit dhe asistimit të yllit francez, Kylian Mbappe.
Me këtë barazim Franca ndodhet e para me 4 pikë në grupin F, ndërsa Hungaria e 3’ta me 1 pikë.
Ndërkohë sot do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi nga ora 18:00 mes Portugalisë dhe Gjermanisë.
/GazetaBlic Sport/


