Lajme

“VV’ja nuk do ta ketë mundësinë e fitores si të mandatit aktual, nëse përsëri qëndron në pushtet do të kemi dëm të madh”

08/19/2024 19:24
nga:Genita C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se nëse partia aktuale në pushtet, Vetëvendosje, e fiton edhe një mandat tjetër, atëherër sipas tij, do të jetë një dëm i madh për Kosovën.

Humolli në një përgjigje për GazetaBlic, teksa komentoi bindjen e VV’së që do të fitojë përsëri pushtetin, thekson se, secila parti ka të drejt të besojë diçka të tillë.

“Secila parti ka të drejtë të besojë në fitore, por VV’ja nuk i ka shfrytëzuar mundësitë që të realizojë atë që e ka premtuar. Duke marrë parasysh mos-suksesin e VV’së në qeverisje, nëse e vazhdon edhe një mandat atëherë është një dëm i madhë për Kosovën”, tha Humolli.

Sipas Humollit, opozita po ia lehtëson punën VV’së që të qëndroj në pushtet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Por, në anën tjetër opozita duke mos e kuptuar arsyen pse i ka humbur zgjedhjet, po ia jep edhe një mandat kësaj Qeverie”.

“Qytetarët që nga viti 1999 e kanë kuptuar politikën ndërkombëtare, mërgata gjithashtu nuk e ka mentalitetin e robit, ashtu siç e kanë politikanët në Kosovë. Pra, nëse opozita nuk i kthehet elektoratit, por mundohet të imponojë mentalitetin e robit, i krijon shanse reale VV’së”, thotë Humolli.

Tutje ai thotë se, pavarësisht fiton apo jo, VV’ja nuk do ta ketë mundësinë që ta ketë fitoren e mandatit aktual.

“VV’ja nuk do të ketë mundësi ta ketë fitoren e mandatit aktual, populli ka filluar t’i besojë vetëvetes. Tani është garë brenda konceptit të njëjtë në esencë,varet se kush është më aktiv në teren”, përfundon Humolli.

Maliqi: Bordi i RTK-së mban përgjegjësi që drejtor i televizionit është personi i VV’së, Rilind Gërvalla

PSD-ja: RTK është e kapur nga VV’ja, Rilind Gërvalla nuk shkarkohet pa miratimin e Albin Kurtit