Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se nuk pret asgjë nga takimi i nesërm që do të zhvillohet në Bruksel mes kryenegocitorëve.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se nuk do të ketë asnjë risi.
Sipas tij, vetëm do të vazhdojë procesi i gabuar politik.
“Nuk pres risi, është vazhdimi i një procesi të gabuar politik”, tha Humolli për GazetaBlic.
Ndryshe, pak më parë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.
Kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.
Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.
Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.
/GazetaBlic/
Dialogu me Serbinë, Krasniqi: Qeveria të bashkëpunojë me opozitën, nuk duhet funksionuar fshehurazi
Agusholli i VV’së tregon planin e palës serbe: Agresiv në bisedime, më shumë vota në elektorat


