Lajme

Humolli: Qeveria Kurti ka dështu në fuqizimin ekonomik të Kosovës!

02/15/2024 09:01
nga:Sh R

Ish deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, me rastin e tre-vjetorit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka thënë se Qeveria Kurti, me veprime e ka shfaq fytyrën e vërtetë të Bashkimit Evropian pro serb.

Humolli në një prononcim për Gazeta Blic, numëron disa pika ku sipas tij Qeveria Kurti dështoi.

Ish deputeti potencon se dështimi në ekonomi rrezikon sukseset e sovranitetit politik.

“Qeveria ka arritë sukses në forcimin e sovranitetit politik të Kosovës. Me veprime e ka shfaq fytyrën e vërtet të Bashkimit Evropian pro Serb. Ka dështu në fuqizimin ekonomik të Kosovës, ka dështu në ndaljen e gjakderdhjes financiare të Kosovës. Dështimi në ekonomi ia rrezikon sukseset sovranitetin politik. Ka rreziku fuqizimin e moralit për mbrojtjen e vendit me politika niheliste ndaj atyre që kanë luftuar për vendin tonë dhe ndaj atyre që sot janë në vijën e parë të sigurisë së vendit tonë”, u shpreh Humolli për Gazeta Blic.