Lajme

Humolli për Lajçakun: Një ushtar i bindur prosllav

09/05/2024 19:21
nga:N K

Për vizitën e paralajmëruar të ndërmjetësuesit nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në një prononcim për Gazeta Blic u deklarua deputeti i pavarur, Fatmir Humolli.

Humolli thotë se, me vizitën e fundit të Macronit në Beograd, BE-ja, sipas tij, ka treguar shumë qartë se është pro shovenizmit sllavo serb.

“BE ja me vizitën e fundit të Macronit në Beograd ka treguar shumë qartë se është pro shovenizmit sllavo serb dhe se është penduar që ka bombarduar Serbinë. Lajçaku është një ushtarë i bindur prosllav. Ky institucion evropian nuk dëshiron ta kuptojë se Serbia në mënyrë të njëanshme ka pushtuar, ka kolonizuar tokat shqiptare, gjithashtu ka asimiluar shqiptarët”, deklaroi ai.

“Fatkeqësia është se politika shqiptare nuk po e kupton se ne kemi qenë të pushtuar dhe jemi çliruar nga pushtimi serb e jo të ndarë nga Serbia. Këtë dallim në mes çlirimit dhe ndarjes, klasa politike tek ne nuk e kupton, politika ndërkombëtare e dinë saktë. Ndërkombëtarët po sillen sikur jemi ndarë nga Serbia, sepse ka pa paaftësi politike tek shqiptarët”, shton tutje ai.

Humolli thotë se pritshmërit i ka pasë tek Qeveria Kurti, por sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Kam prit prej qeverisë aktuale se do sillen ndryshe nga politika e kaluar, kanë hyrë në rrugë të gabuar deri sa nuk këndellet, shovenizmin serbë do ta kemi të avancuar. Politika ndëkombëtare nuk edukon dhe çliron popuj”, përfundoi deputeti i pavarur, Fatmir Humolli.

/GazetaBlic/

Bajqinovci për vizitën e nesërme: Nuk pres asgjë nga Lajçak, deri tash ka treguar njëanshmëri

Haliti: Lajçak duhet të pritet si mik në Kosovë, asesi ndryshe