Lajme

Humolli pas dështimit në KiE: Franca, Gjermania dhe Italia po i mbrojnë interesat ruse në Ballkan!

05/18/2024 16:03
nga:Y I

Kosova nuk arrit ta marrë dritën jeshile për t’u anëtarësaur në Këshillin e Evropës.

Megjithëse Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dërgoi një letër në KiE ku u zotua për dërgimin e Draft-Statutit në Gjukatën Kushtetuese, diçka e tillë nuk u mor prasysh.

Në lidhje me mos-antarësimin e Koosvës në KiE ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.

Humolli tha se Franca Gjermania dhe Italia po i mbrojnë interesat ruse në Ballkan .

“Franca, Gjermania dhe Italia po i mbrojnë interesat ruse në Ballkan kjo u pa dje, njejtë si në shekullin e 19 dhe 20.Në shekullin e 19 e 20 i kanë mbrojt ineresat ruse për ta lenë larg Turqinë nga ndikimi në Ballkan.Tani po i mbrojnë interesat ruse për ta larguar ndikimin anglo-amerikan ne Ballkan.Për këtë arsye po e fuqizojnë shovenizmin pansllavist” deklaroi Humolli për “Gazeta Blic”.

Dy ditë më parë Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i’u drejtua me një letër Këshillit të Evropës ku theksohej zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asocacionit të Komunave të Kosovës.

Gërvalla tha se ky është një zotim serioz dhe i sinqertë.

“Është ripërsëritje e ofertës së kryeministri Kurti dhënë në Ohër, Bruksel dhe javëve të fundit.“Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetit dhe se shpreson se zotimi i Kosovës të përmbushet” deklaroi ajo në një konferencë për media raporton Gazeta Blic.

Ndërsa Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha të premten se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është “çështje kohe”.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është vetëm çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk bëjmë kompromis me vlerat të cilat formojnë themelet e vendit tonë”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

/Gazeta Blic/

Gërvalla për letrën drejtuar Këshillit të Evropës: Është zotim serioz