Lajme

Humolli pas deklaratës së Sveçlës për Vuçiqin: Ministri të jetë parimor, të arrestojë edhe ata që flasin me presidentin serb

07/01/2024 12:33
nga:N K

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se pajtohet me ministrin Sveçla, i cili dje tha se presidenti serb, Vuçiq do të arrestohet nëse hyn pa leje në Kosovë.

Por, sipas Humollit, ministri duhet të jetë parimor dhe të arrestojë këdo që bisedon me presidentin serb.

“Jam dakord me ministrin se duhet të arrestohet. Por, ministri duhet ta arrestojë edhe këdo që bisedon me presidentin serb sepse ai është pjesë e Qeverisë serbe të viteve 90’ta, që ka bërë krime kundër popullatës shqiptare, njëjtë si Gebelsi në Qeverinë e Gjermanisë naziste. Ministri duhet të jetë parimor”, tha Humolli për GazetaBlic.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sfeçla dje ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur në Veri të Kosovës.

“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë.

Sveçla ka thënë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë në Ministrisë së Punëve të Jashtme  (MPJD) do të arrestohet dhe do të dërgohet aty ku i ka “disa miq të tij”.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij.”thuhet në njoftimin e Sfeçlës në Facebook.

 

/GazetaBlic/